Brian Hooke vendos kushte për rindërtimin e Sirisë
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i ikin përgjegjësive përmes daljes nga traktatet ndërkombëtare dhe të minojnë angazhimet globale për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë.
Brian Hooke, i dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e Iranit në një intervistë me Rrjetin televiziv CNBC, duke përsëritur qëndrimet e qeverisë amerikane kundër Iranit, tha: Për sa kohë që forcat iraniane dhe grupet e varura nga to nuk tërhiqen plotësisht nga Siria, Shtetet e Bashkuara nuk do të ndihmojnë në rindërtimin e vendit. Pozicioni i Hooke tregon se Uashingtoni është i hutuar me çështjen siriane. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të Amerikës, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se "procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur", edhe pse nuk dha detaje specifike. "Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave", tha Ryan. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.