Qeveria e regjimit sionist pranon përgjegjësin e agresionit kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84778-qeveria_e_regjimit_sionist_pranon_përgjegjësin_e_agresionit_kundër_sirisë
Kryeministri i regjimit sionist deklaroi se Izraeli merr përgjegjësin për sulmin ajror kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2019 11:54 Europe/Tirane
  • Qeveria e regjimit sionist pranon përgjegjësin e agresionit kundër Sirisë

Kryeministri i regjimit sionist deklaroi se Izraeli merr përgjegjësin për sulmin ajror kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e diele deklaroi: "Forcat ajrore të Izraelit të premten në mbrëmje kanë sulmuar disa objektiva të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut".

Netanjahu pretendoi: "Izraeli deri më tani qindra herë ka sulmuar pozicionet e forcave të Hezbullahut dhe objektiva të tjera në Siri".

Para kësaj edhe Gadi Eizenkot, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, në një intervistë me gazetën amerikane "New York Times", ka pohuar agresionin e përsëritshëm të ushtrisë së regjimit sionist kundër Sirisë.  

Ndërkohë agjencia e lajmeve SANA të shtunën në orët e para të mëngjesit njoftoi se aeroporti ndërkombëtar i Damaskut është sulmuar me disa raketa të hedhura nga avionët luftarakë të regjimit sionist.

Autoritetet siriane kanë thënë se mbrojtja kundërajrore e ushtrisë së Sirisë ka rrëzuar dhe shkatërruar shumicën e raketave të hedhura nga avionët luftarak të regjimit sionist dhe në këtë sulm është dëmtuar vetëm një depo.