Izraeli ka vrarë 50 fëmijë palestinezë gjatë vitit 2018
Qendra e të drejtave të njeriut “Mizan” ka deklaruar se 50 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat ushtarake të regjimit sionist në vitin 2018 dhe 2890 persona të tjerë janë plagosur.
Qendra palestineze për informim të martën njoftoi se qendra e të drejtave të njeriut “Mizan” në raportin e saj ka thënë: “Forcat ushtarake të Izraelit gjatë vitit të kaluar 28 fëmijë palestinezë kanë arrestuar në Rripin e Gazës”.
Sipas raportit të kësaj qendre për të drejtat e njeriut, shumica e fëmijëve palestinezë viktimë të dhunës izraelite janë nga provincat Dejr Al-Balah, Gaza dhe pastaj nga Khan Junes.
Në një pjesë tjetër të këtij raporti thuhet se regjimi sionist po vazhdon të shkelë të drejtat e popullit palestinez sidomos të drejtat e fëmijëve palestinez dhe në vitin e kaluar forcat ushtarake sioniste kanë bombarduar dy shkolla në Gaza.