Liberman: Nëse fitoj zgjedhjet do të sulmoj Gazën
Avigdor Liberman, ministri i dorëhequr i luftës i regjimit sionist ka kërcënuar se do të sulmojë Gazën në rast se ai fiton zgjedhjet.
Në ceremoninë e hapjes së kuvendit të tij në qytetin Siderot, Liberman ka thënë: Ne nuk duhet të presim që të lëshohen raketa nga Gaza. Ne kemi fuqinë që të kryejnë sulme preventuese dhe të fuqishme kundër Hamasit edhe nëse gjendja përfundon me një luftë të gjithanshme me Gazën. Liberman tha se qeveria e Netanjahut është dorëzuar përballë “ terrorizmit” dhe kjo situatë është e padurueshme. Liberman ka pohuar se në konfliktin e fundit mes forcave të rezistencës dhe regjimit sionist nga Gaza janë lëshuar 500 raketa në drejtim të territoreve të pushtuara dhe shtoi: Ne nuk duhet të jetojmë në kushtet e rrezikut dhe paralajmërimeve. Ai shpresoi se partia Izraeli shtëpia jonë, do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe ai do të zgjidhet ministër i luftës.