Bahrejni në prag të trazirave politike
Shtypja e popullit nga regjimi Al Khalifa që në këtë vit të ri janë shtuar akoma më shumë, ditët e fundit janë intensifikuar akoma më shumë. Forcat e regjimit Al Khalifa ndaj protestave popullore në qytetin Akar në jug të Manamasë kryeqytet i Bahrejnit, kanë përdorur forcën dhe dhunën masive.
Forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn kanë shtypur me forcë protestat që janë organizuar në jug të kryeqytetit Manama. Protestuesit bahrejnas në shenjë proteste ndaj dhunës që ushtron regjimi Al Khalifa me pankarta në duar kanë ftuar popullin të ngrihet për të rrëzuar regjimin al-Khalifa. Ndaj protestuesve forcat e regjimit al-Khalifa të Bahrejnit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba realë. Bahrejni përballet me protesta popullore për demokraci dhe përcaktimin e shtetit me votën e popullit që prej 14 shkurtit 2011. Këtyre protestave regjimi al-Khalifa u është përgjigjur me forcë dhe dhunë pasi ka marrë ndihmën e forcave të Arabisë Saudite. Në rajonin Ma’amer të Bahrejnit gjithashtu janë organizuar protesta kundër pushtetit Al Khalifa. Agjencia Manama e lajmeve njofton se në qytetin Ma’amer me dhjetëra bahrejnas janë ngritur në protesta për të kundërshtuar regjimin Al Khalifa dhe për të shprehur nderime për dëshmorët. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “ Deri në rrëzimin e regjimit Al Khalifa, jemi pranë jush”. Ata gjithashtu me thirrjet e tyre kanë shprehur vazhdimin e aktiviteteve politike dhe revolucionare të popullit bahrejnas me qëllim përcaktimin e fatit të vendit. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn (BCHR), njoftoi se në 17 protesta të organizuara javët e kaluara në vend janë arrestuar 26 persona. BCHR thotë se forcat e sigurimit dhe të policisë së Bahrejnit, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më tani kanë arrestuar 26 shtetas bahrejnas për shkak të organizimit të protestave. 17 protesta janë organizuar në 10 rajone të Bahrejnit por që janë shtypur brutalisht nga forcat e rendit. Forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa në vazhdën e arrestimit të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe të drejtave të njeriut, kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Morteda Ali Khalaf në rajonin Sar dhe Fadil Khamis në rajonin Al-Nebi Salih në Bahrejn. Forcat policore me veshje civile gjithashtu së bashku me forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa kanë kryer bastisje në disa rajone të Bahrejnit. Qytetarët e arrestuar bahrejnas janë dërguar në organet e hetuesisë për t'u marrë në pyetje. Prej 14 shkurtit të vitit 2011, populli bahrejnas u ngrit në protesta me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit.