Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi në qytetin Manbixh të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84888-shtohet_numri_i_viktimave_nga_shpërthimi_në_qytetin_manbixh_të_sirisë
Numri i viktimave të shpërthimit të ditës së mërkurë në qytetin Manbixh në verilindje të Sirisë, ka shkuar në 23 persona të vrarë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2019 14:31 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi në qytetin Manbixh të Sirisë

Numri i viktimave të shpërthimit të ditës së mërkurë në qytetin Manbixh në verilindje të Sirisë, ka shkuar në 23 persona të vrarë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se si pasojë e këtij shpërthimi i cili ndodhi në afërsi të një automjeti patrullë të amerikanëve në qytetin Manbixh të Sirisë, janë vrarë 5 ushtarë amerikanë dhe 18 civilë sirianë.

Pas këtij shpërthimi, forcat amerikane kanë rrethuar zonën ku ndodhi shpërthimi dhe helikopterët e koalicionit amerikan kanë shtuar fluturimet në qiellin e këtij qyteti.

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.