Izraeli kërcënon vendet që nuk transferojnë ambasadën e tyre në Kods
Mediat e regjimit sionist kanë thënë se autoritetet e Tel Avivit kanë dërguar letër vendeve me të cilat kanë marrëdhënie të mira që të transferojnë ambasadat e tyre në Kods.
Kanali 10 i regjimit sionist në një raport të tij deklaroi se ministria e punëve të jashtme e regjimit sionist në nëntorin e kaluar i ka dërguar letër vendeve me të cilat Tel Avivi ka marrëdhënie të mira dhe me anë të këtyre letrave i kërcënuar ato vende për transferimin e ambasadave të tyre në Kods.
Sipas kanalit televiziv 10 të regjimit sionist, ministria e jashtme izraelite në këtë letër ka theksuar se ky regjim nuk do të lejojë hapjen e konsullatave të vendeve të cilat nuk pranojnë të transferojnë ambasadën e tyre në Kods.
Kjo media sioniste në vazhdim të raportit të saj ka thënë se qëllimi i këtyre letrave në realitet është ushtrimi i presionit më të madh ndaj vendeve që marrëdhënie zyrtare me Tel Avivin në mënyrë që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kods.