Nisin bisedime për rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe
Ministri i jashtëm i Irakut ka bërë të ditur bisedime tre dhe katërpalëshe për rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe.
Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut ka thënë: Ne po përpiqemi të kthejmë korsinë e Sirisë në Ligën Arabe dhe jemi në kontakte me 2-3 apo katër palë të tjera. Më herët edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe deklaroi se në rast të pëlqimit të vendeve arabe me kthimin përsëri të Sirisë në këtë organizatë, kjo çështje do të vendoset në qendër të programit të kësaj organizate. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ahmed Abul-Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, në forumin ekonomik të Ligës Arabe në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, deklaroi se Siria konsiderohet prej themeluesve të Ligës Arabe. Liga Arabe që nga nëntori i vitit 2009, ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë, mirëpo këtyre ditëve me fitoren e ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste, shumë politikanë arabë kërkojnë rikthimin e anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe.