Regjimi sionist shpërthen shtëpinë e të burgosurit palesitnez
Forcat e regjimit sionist dje kanë shpërthyer shtëpinë e një ish të burgosuri palestinez në jug të BPLJ.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Anastoli sipas të cilës forcat e regjimit sionist pasi kanë sulmuar qytezën Jata në provincën Khalil pjesë e rajonit BPLJ kanë shpërthyer shtëpinë e palestinezit Khalil Xhebarin. Sipas dëshmitarëve okularë shtëpia ishte dykatëshe dhe në të banonte familje e Xhebarin. Pas shpërthimit të shtëpisë me dhjetëra palestinezë janë konfrontuar me forcat e regjimit sionist, të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba realë për shpërndarjen e protestuesve. Regjimi sionist për të ndryshuar strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës vazhdimisht shkatërron shtëpitë e palestinezëve me pretekste të ndryshme.