Presidenti i Libanit: Terrorizmi ka ushtruar ndikim negativ në rajon
Presidenti i Libanit në ceremoninë e hapjes së takimit ekonomik të vendeve arabe në Bejrut, vuri në dukje çështjen e agresionit të vazhdueshëm të regjimit sionist kundër Libanit dhe gjithashtu ndikimin negativ të terrorizmit në rajon.
Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe bëri të ditur se presidenti i Libanit në fjalën e tij në këtë mbledhje, deklaroi: "Luftërat e brendshme dhe terrorizmi kanë ushtruar ndikim negativ mbi procesin e zhvillimit në rajon dhe zgjidhja e sfidave me të cilat përballet rajoni, mund të realizohet vetëm me anë të marrëveshjes mbi çështjet kryesore dhe bosht".
Ai në lidhje me veprimet e regjimit sionist, tha: "Izraeli po vazhdon kërcënimet e veta kundër integritetit territorial dhe sovranitetit tokësor, detar dhe ajror të Libanit dhe po shkel vazhdimisht rezolutën 1701 të KS të OKB".
Presidenti i Libanit gjithashtu tha se Libani ka paguar një çmim të lartë për shkak të luftërave dhe terrorizmit, prandaj kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjë përpjekje për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.
 
							 
						 
						