Hamasi paralajmëron regjimin sionist
Pas shtimit të sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër pozicioneve të lëvizjes Hamas, kjo lëvizje ka dalë me një deklaratë ku ka paralajmëruar këtë regjim.
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, duke reaguar ndaj sulmeve të avionëve luftarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka paralajmëruar regjimin sionist mbi pasojat e këtij sulmi. Hamasi deklaroi se sulmi i avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza në asnjë mënyrë nuk do të eliminojë vullnetin e popullit palestinez për të vazhduar rezistencën kundër regjimit sionist. Përpjekjet e palestinezëve për të çliruar të gjitha territoret e Palestinës nga zgjedha e regjimit sionist, nuk do të ndërpriten thuhet në deklaratën e lëshuar nga Hamasi. Përveç kësaj komitetet e rezistencës palestineze në një deklaratë të tyre duke reaguar ndaj sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza kanë thënë se rezistenca palestineze do tu përgjigjet këtyre sulmeve. Regjimi sionist me topa dhe avionë luftarakë ka sulmuar zonat veriore dhe jugore të rripit të Gazës. Burimet informative thonë se nga ky sulm deri tani janë plagosur të paktën 30 persona. Regjimi sionist edhe pas përfundimit të luftës së vitit 2014 me pretekste të ndryshme disa herë ka sulmuar nga ajri, toka dhe deti rripin e Gazës. Rripi i Gazës prej vitit 2006 mbahet i rrethuar nga ajri, toka dhe deti nga forcat e regjimit sionist, bllokadë që ka shkaktuar probleme të shumta për banorët palestinezë të këtij rajoni.