OKB: Gaza në një situatë krize
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85028-okb_gaza_në_një_situatë_krize
Koordinatori i OKB për rajonin e Lindjes së Mesme, edhe një herë ka paralajmëruar mbi situatën e rënduar në Gaza dhe ka thënë se ky rajon ndodhet në prag të një krize të rëndë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • OKB: Gaza në një situatë krize

Koordinatori i OKB për rajonin e Lindjes së Mesme, edhe një herë ka paralajmëruar mbi situatën e rënduar në Gaza dhe ka thënë se ky rajon ndodhet në prag të një krize të rëndë.

Koordinatori i OKB për çështjet e Lindjes së Mesme ka paralajmëruar se rripi i Gazës dhe infrastruktura e tij është drejt falimentimit total. Regjimi sionist prej vitit 2006, pas fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare, ka vendosur bllokadë totale kundër rripit të Gazës duke ndaluar futjen e mallrave themelore si karburanti, ushqime, medikamente dhe mjete ndërtimi. Nikolai Mlladinov, koordinator i OKB për Lindjen e Mesme ka përmendur edhe vazhdimin e ndërtimit të jashtëligjshëm të kolonive sioniste dhe ka theksuar se Izraeli deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të respektuar rezolutën 2234 të KS të OKB. KS i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016 miratoi rezolutën 2234 që ndalon regjimin sionist të ndërtojë koloni sionist dhe i kërkon atij të ndërpresë menjëherë procesin e ndërtimit të këtyre kolonive. Mirëpo regjimi sionist duke mos i kushtuar rëndësi kërkesës së Bashkësisë Ndërkombëtare vazhdon ndërtimin e kolonive sioniste pasi ka mbështetjen e Amerikës. Me ndërtimin e këtyre kolonive, regjimi sionist synon ndryshimin e gjeografisë dhe demografisë së Palestinës për të forcuar pushtimin e tij mbi Palestinën.