Shpërthim terrorist në Damask
Janar 24, 2019 13:52 Europe/Tirane
Një shpërthim terrorist ka ndodhur sot në lagjen Al-Adavi të qytetit Damask, kanë bërë të ditur burimet informative.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ky shpërthim ka ndodhur në lagjen Al-Adavi në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Sipas kësaj agjencie, ky shpërthim ishte një sulm terrorist i kryer me shpërthimin e një pako me eksploziv.
Kjo bombë ishte vendosur në një makinë dhe shpërthimi i saj nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Disa burime kanë thënë se ky shpërthim ka ndodhur në afërsi të ambasadës së Rusisë, por Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se ambasada ruse në Damask nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.
Tags