Fillon normalizimi i marrëdhënieve Jordan-Siri
Kreu i parlamentit jordanez tha se marrëdhëniet midis vendit të tij dhe Sirisë po kthehen në rrjedhën normale të tyre.
Atef al Taravane, duke iu referuar hapjes së vendkalimeve kufitare midis vendit të tij dhe Sirisë, si dhe rritjes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shtoi: Amani ka ftuar zyrtarisht kryetarin e parlamentit sirian Hamde Sabah për të marrë pjesë në Konferencën e Parlamenteve Arabe. Al Taravan ka thënë se Siria është pjesë integrale e LA. Marrëdhëniet midis Amanit dhe Damaskut ishin tensionuar pas krizës siriane në vitin 2011 dhe në vitin 2014 zyrtarët jordanezë larguan ambasadorin e Sirisë në Aman, por kohëve të fundit janë shënuar përparime të reja në marrëdhëniet dypalëshe.