Një profesor egjiptian kritikon Bin Selman dhe i mbyllet llogaria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85228-një_profesor_egjiptian_kritikon_bin_selman_dhe_i_mbyllet_llogaria
Profesori i shkencave politike në universitetin e Kajros ka thënë se për shkak të kritikave ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, i është mbyllur llogaria e tij në Twitter.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2019 16:09 Europe/Tirane
  • Një profesor egjiptian kritikon Bin Selman dhe i mbyllet llogaria

Profesori i shkencave politike në universitetin e Kajros ka thënë se për shkak të kritikave ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, i është mbyllur llogaria e tij në Twitter.

Hasan Nafi'a, profesori i shkencave politike në Universitetin e Kajros, të martën në një intervistë me gazetën elektronike "Ra'jul-Jeum", ka thënë se është i sigurt që kritikat e tij ndaj Muhamed Bin Selman pas vrasjes së Jamal Khashoggi, janë bërë shkak që t'i mbyllet atij llogaria personale në Twitter.

Ai shtoi: "Mendoj që disa palë politike në brenda dhe jashtë Egjiptit janë të shqetësuar për fjalët e tij të guximshme dhe për shtimin e numrit të ndjekësve deri në mbi 50 mijë persona. Kjo është në kohën kur llogaria ime në Twitter është hapur para më pak se një viti".