Vazhdojnë operacionet e ushtrisë së Sirisë kundër grupeve terroriste
Ushtria e dhe forcat e rezistencës popullore në vazhdën e operacioneve të tyre në rajone të ndryshme të këtij vendi kundër grupeve terroriste, kanë neutralizuar përpjekjet e grupeve terroriste sidomos ISIS për të depërtuar në rajonet e sigurta dhe në zonat ushtarake në Hamah dhe Homs.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se njësitë e ushtrisë së Sirisë ditën e shtunë kanë zhvilluar operacione intensive kundër bastioneve dhe boshteve të depërtimit të terroristëve të grupit Partia Turkestani në rajonin Al-Ssrmanija në veriperëndim të provincës Hamah. Këto operacione të ushtrisë siriane janë kryer në kundërpërgjigje ndaj shkeljes së armëpushimit në kuadër të marrëveshjes për rajone pa tensioneve.
Sipas këtij burimi forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë neutralizuar edhe tentativat e grupeve terroriste që mundoheshin të depërtonin nga qytezat Al-Huvejz dhe Bab Al-Taka në drejtim të pozicioneve të ushtrisë së Sirisë në Sehl Al-Ghab në veri të provincës Hamah dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terrorist.
Ushtria e Sirisë gjithashtu gjatë një operacioni ka sulmuar një grup të terroristëve të ISIS në rajonin Vadi Suhejl në juglindje të Al-Sakhna në rrethinën e Tedmurit.
Njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë kryer edhe operacione speciale kundër një grupi të terroristëve të ISIS të cilët tentonin të depërtonin në zonat ushtarake dhe në rajonet e sigurta në Al-Badija në verilindje të Homs dhe kanë neutralizuar sulmet e tyre.