Ismail Hanije shkon për bisedime në Kajro
Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot ka shkuar në Kajro të Egjiptit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ismail Hanije në këtë vizitë shoqërohet nga delegacion i lartë i Hamas dhe pritet që të zhvillojë bisedime me autoritetet egjiptiane në lidhje me vazhdimin e armëpushimit në Rripin e Gazës me regjimin sionist.
Kjo është në kohën kur Nikolay Mladenov, koordinatori i OKB për paqe është takuar me Ahmed Abdulkhalek, shefin e sektorit për Palestinë në Shërbimin Inteligjent të Egjiptit dhe me Ismail Hanije, shefin e zyrës politike të Hamas, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e armëpushimit mes Hamas dhe Izraelin me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB.