Ismail Hanije shkon për bisedime në Kajro
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85374-ismail_hanije_shkon_për_bisedime_në_kajro
Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot ka shkuar në Kajro të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2019 13:07 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije shkon për bisedime në Kajro

Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot ka shkuar në Kajro të Egjiptit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ismail Hanije në këtë vizitë shoqërohet nga delegacion i lartë i Hamas dhe pritet që të zhvillojë bisedime me autoritetet egjiptiane në lidhje me vazhdimin e armëpushimit në Rripin e Gazës me regjimin sionist.

Kjo është në kohën kur Nikolay Mladenov, koordinatori i OKB për paqe është takuar me Ahmed Abdulkhalek, shefin e sektorit për Palestinë në Shërbimin Inteligjent të Egjiptit dhe me Ismail Hanije, shefin e zyrës politike të Hamas, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e armëpushimit mes Hamas dhe Izraelin me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB.