Izrael-Hezbollah: 2500 raketa që në ditën e parë
(last modified Mon, 04 Feb 2019 17:48:21 GMT )
Shkurt 04, 2019 18:48 Europe/Tirane
  • Izrael-Hezbollah: 2500 raketa që në ditën e parë

Sheikh Naim Kasem, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, tha se duke marrë parasysh zhvillimet aktuale, armiku sionist nuk mund të hyjë në një konfrontim me Bejrutin, por nëse Tel Avivi dëshiron luftë, luftëtarët janë gati.

"Në këtë kontekst të komplikuar, regjimi sionist nuk mund të hyjë në një luftë kundër Bejrutit, por nëse dëshiron, ne jemi gati," tha Zëvendësekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez. Siç raporton faqja e internetit e lajmeve Al-Ahed, ish-kreu i departamentit politik në Ministrinë izraelite të Mbrojtjes, Amos Guilad pranoi se "në rast lufte, Hezbollahu do të lëshojë 2.500 raketa brenda një dite drejt Izraelit. Si rrjedhim, një konfrontim me Hezbollahun do të kërkonte sulme ndaj arsenalit balistik libanez, sepse unë nuk besoj se sistemi ynë i mbrojtjes raketore është i aftë të kapë këto raketa. "