Ushtarët amerikanë pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85448-ushtarët_amerikanë_pengojnë_dërgimin_e_ndihmave_humanitare_për_popullin_sirian
Ushtarët amerikanë së bashku me Forcat Demokratike të Sirisë, kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe për banorët e zonës Haxhin në periferi të Deirul Zur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2019 17:54 Europe/Tirane
  • Ushtarët amerikanë pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin sirian

Ushtarët amerikanë së bashku me Forcat Demokratike të Sirisë, kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe për banorët e zonës Haxhin në periferi të Deirul Zur.

Mohamed Zijab, koordinator për media i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe ka thënë se ushtarët amerikane bashkë me forcat demokratike të Sirisë kanë penguar kalimin e karvanit me ndihma humanitare për banorët e rajonit Haxhin. Ky zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe tha: Veprimi i trupave amerikane ka treguar edhe një herë se ata nuk kujdesen për jetën e civilëve dhe vazhdimisht kanë marrë jetën e mijëra civilëve sirianë duke kryer krime. Më 31 janar forcat ushtarake amerikane dhe forcat demokratike të Sirisë penguan dërgimin e ndihmave humanitare nga qeveria dhe Gjysmëhëna e kuqe e Sirisë për banorët e Haxhin.