Kompania izraelite: Sistemi i raketave S-300 në Siri është aktivizuar
Shkurt 06, 2019 13:42 Europe/Tirane
Një kompani izraelite e imazheve satelitore pohoi se një numër i lëshuesve të sistemeve mbrojtëse raketore S-300 të dislokuara në Siri nga Rusia janë parë në një pozitë aktive, duke dëshmuar se ato tani janë gati për t'u përdorur.
ImageSat International (iSi) raportoi se imazhet tregojnë se tre nga katër lëshuesit e raketave S-300 që i përkasin sistemeve të raketave tokë-ajër janë në një pozicion aktiv në qytetin Masiaf në provincën perëndimore siriane të Hamas. "Për shkak të tensionit aktual rajonal dhe aktivizimit të lansuesve të raketave S-300, është e mundur që ky aktivitet të tregojë një rritje të nivelit operativ dhe vigjilencës", tha kompania izraelite.
Tags