I frikësuar nga boshti i rezistencës, Netanjahu troket në Kremlin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85506-i_frikësuar_nga_boshti_i_rezistencës_netanjahu_troket_në_kremlin
Duke u frikësuar nga aktivizimi i sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri, kryeministri izraelit nxitoi në Moskë për të takuar shefin e Kremlinit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • I frikësuar nga boshti i rezistencës, Netanjahu troket në Kremlin

Duke u frikësuar nga aktivizimi i sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri, kryeministri izraelit nxitoi në Moskë për të takuar shefin e Kremlinit.

Frika nga rreziku i boshtit të Rezistencës është arsyeja kryesore e vizitës së kryeministrit izraelit në Moskë, shkroi Abdel Bari Atwan, redaktor i gazetës Rai al-Youm, me qendër në Londër. Më parë, Presidenti rus Vladimir Putin vazhdimisht refuzoi të takonte Benjamin Netanjahun. Mjafton të hedhësh një sy mbi zhvillimet e fundit për të zbuluar arsyet prapa kësaj vizite. Së pari, publikimi i imazheve të platformave raketore të sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-300 në aksion të plotë nga gazeta izraelite Yediot Aharonot ka dhënë paralajmërim për fundin e sigurisë së avionëve izraelitë. Së dyti, Sejed Hasan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, paralajmëroi në intervistën e tij më të fundit me kanalin Al-Mayadeen se Damasku dhe aksi i Rezistencës do të hakmerren nga një moment në tjetrin për sulmet e Tel Avivit në Siri. Së treti, Shefi i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani në një takim në Teheran me Walid al-Muallem, Ministër i Jashtëm sirian, kërcënoi për dhënien e një mësimi të paharrueshëm ndaj regjimit të Izraelit në rast të vazhdimit të sulmeve kundër Sirisë. Sipas Abdel Bari Atwan, Netanjahu konsiderohet një gënjeshtar në qarqet politike izraelite. Sondazhet në territoret e okupuara palestineze tregojnë se 80 për qind e kolonëve izraelitë janë dyshues ndaj deklaratave të kryeministrit të tyre. Prandaj ata janë të bindur se Netanjahu nuk u tregon të gjithë të vërtetën rreth qëllimeve të vizitës së tij në Moskë. Netanyahu pretendoi se vizita e tij kishte për qëllim të diskutonte praninë e Iranit në Siri dhe si të parandalonte aleatët e Iranit që të afroheshin në lartësitë  Golan. Por për Atwan, si dhe për një numër ekspertësh të tjerë rajonalë, frika e aktivizimit të sistemit rus S-300 është arsyeja kryesore për vizitën e Netanjahut në Moskë. Në të vërtetë, aktivizimi i sistemit të mbrojtjes ruse do të thotë se avionët dhe raketat e Tel Avivit tani mund të jenë lehtësisht në shënjestër. Kryeredaktori i Rai al-Youm përfundon duke thënë se duket se autoritetet ruse nuk do të tolerojnë vazhdimin e sulmeve izraelite kundër Sirisë, dhe ky është mesazhi i dërguar nga Moska nëpërmjet aktivizimit të sistemit S-300.