Terroristët kryejnë sulm kimik në provincën Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85662-terroristët_kryejnë_sulm_kimik_në_provincën_idlib_të_sirisë
Burimet siriane kanë njoftuar se terroristët e grupit Tahrir Sham kanë kryer një sulm kimik në provincën Idlib të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2019 16:09 Europe/Tirane
  • Terroristët kryejnë sulm kimik në provincën Idlib të Sirisë

Burimet siriane kanë njoftuar se terroristët e grupit Tahrir Sham kanë kryer një sulm kimik në provincën Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se terroristët e grupit Tahrir Sham në këtë sulm kimik të kryer në rajonin Sham Al-Hava në pjesën juglindore të provincës Idlib kanë përdorur raketa me përmbajtje të gazrave helmues.

Në këtë sulm kimik janë plagosur dy ushtarë sirianë.

Në fillim të muajt shkurt aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri kanë thënë se terroristët e grupit takfirist Tahri Sham me ndihmën grupit të ashtuquajtur "Helmetat e Bardha", kanë transferuar disa fuçi me gazra kimike si Klor në rajonin Khan Shejkhun.

Grupi i ashtuquajtur "Helmetat e Bardha" është formuar në mars të vitit 2013 me ndihmën financiare të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Turqi.