Izraeli kërcënon Irakun me ndërhyrje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85724-izraeli_kërcënon_irakun_me_ndërhyrje_ushtarake
Njësia e inteligjencës ushtarake e regjimit të Tel Avivit (Aman) pretendoi se "pas sulmeve izraelite ndaj objekteve iraniane në Siri, Teherani mund të tentojë të ndërtojë objekte ushtarake dhe balistike në Irak".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Izraeli kërcënon Irakun me ndërhyrje ushtarake

Njësia e inteligjencës ushtarake e regjimit të Tel Avivit (Aman) pretendoi se "pas sulmeve izraelite ndaj objekteve iraniane në Siri, Teherani mund të tentojë të ndërtojë objekte ushtarake dhe balistike në Irak".

"Një situatë që e bind Izraelin të zgjerojë këtë njësi të spiunazhit dhe të intensifikojë përpjekjet e tij të inteligjencës në Irak", thekson Aman e cituar nga media irakiane al-Sumarija News. "Veprimet ushtarake izraelite në territorin e Irakut do të ishin gjithashtu të mundshme", thotë Aman. Ky vlerësim i izraelitëve, të cilët kalojnë kohën duke nxitur urrejtjen ndaj Iranit, një vend që ka sjellë në Irak dhe Siri një ndihmë të çmuar për të luftuar grupet terroriste, të mbështetura nga po izraelitët, është tërësisht paranojak. Irani ka njoftuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka baza ushtarake jashtë kufijve të tij dhe se prania e tij në Siri është pjesë e konsultimeve ushtarake, ndërsa krijimi i një baze ushtarake jashtë kufijve iranianë ka nevojë për autorizimin zyrtar të autoriteteve të vendit në fjalë.