Guterres kërkon heqjen e embargos izraelite ndaj palestinezëve
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar që regjimi sionist t’i japë fund embargos dhe rrethimit total të palestinezëve.
Antonio Guterres në ceremoninë e hapjes së komitetit të OKB për të drejtat e kombit palestinez ka thënë: Unë nga Izraeli kërkoj që të heqë kufizimet e transportit dhe të lejojë kalimin e mallrave, pasi këto kufizime pengojnë përpjekjet e OKB dhe të organizatave të tjera humanitare ndërkombëtare dhe përveç kësaj kjo embargo nuk ndikon në eliminimin e shqetësimit të sigurisë të pretenduara nga regjimi sionist. sekretari Guterres tha se mbi 2 milion palestinezë vuajnë nga papunësia dhe varfëria dhe janë të privuar nga shërbimet mjekësore, shëndetësore, uji i pijshëm dhe energjia elektrike. Sekretari Guterres tha se populli palestinez prej mëse gjysmë shekulli mbahet i pushuar dhe i privuar nga e drejta e tij për të përcaktuar fatin e kombit.