Egjipt: Sulm ndaj ushtrisë në Gadishullin Sinai
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i85767-egjipt_sulm_ndaj_ushtrisë_në_gadishullin_sinai
Një zëdhënës i ushtrisë së Egjiptit, thotë se ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima, përfshirë vrasjen e të paktën një zyrtari policor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2019 13:03 Europe/Tirane
  • Egjipt: Sulm ndaj ushtrisë në Gadishullin Sinai

Një zëdhënës i ushtrisë së Egjiptit, thotë se ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima, përfshirë vrasjen e të paktën një zyrtari policor.

Koloneli Tamer Rifai tha se ushtria ka arritur që të vrasë shtatë ekstremistë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por nuk dha më shumë informacione se a ka viktima nga radhët ushtrisë egjiptiane.

Ushtria e Egjiptit për vite të tëra është duke luftuar kryengritësit në Sinai. Në këtë territor ka mbështetës të grupit terrorist ISIS.

Luftimet janë intensifikuar pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Muhamed Morsi më 2013.