Egjipt: Sulm ndaj ushtrisë në Gadishullin Sinai
Shkurt 16, 2019 15:49 Europe/Tirane
Një zëdhënës i ushtrisë së Egjiptit, thotë se ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima, përfshirë vrasjen e të paktën një zyrtari policor.
Koloneli Tamer Rifai tha se ushtria ka arritur që të vrasë shtatë ekstremistë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por nuk dha më shumë informacione se a ka viktima nga radhët ushtrisë egjiptiane. Ushtria e Egjiptit për vite të tëra është duke luftuar kryengritësit në Sinai. Në këtë territor ka mbështetës të grupit terrorist ISIS.
Tags