Asad: Plani për ndarjen territoriale përfshinë të gjithë rajonin
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të dielën theksoi se plani për ndarjen territoriale nuk është një çështje e re dhe nuk e përfshin vetëm Sirinë, por i përfshinë të gjitha vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se Bashar Asad në takim me kryetarët e këshillave lokal nga të gjitha provincat e Sirisë, deklaroi: "Atdheu nuk është mall për të bërë tregti, por është një çështje e shenjtë dhe ka pronarët e tij të vërtetë dhe nuk i përket hajdutëve dhe plaçkitësve".
Presidenti i Sirisë vuri në dukje stabilitetin dhe qëndresën e popullit të Sirisë gjatë viteve të fundit përball krizave në këtë vend dhe shtoi: "Armiqtë nuk marrin mësim nga e kaluara. Ashtu siç nuk ka ndryshuar qendra e popullit tonë, gjithashtu nuk është bërë kurrfarë ndryshimi në planin hegjemonistë të perëndimit me në krye Amerikën mbi rajonin. Politika e disa vendeve ndaj Sirisë është bazuar në mbështetjen ndaj terrorizmit dhe përpjekjeve për ta dobësuar pushtetin qendror. Me çdo pëllëmbë toke që çlirohet në Siri, shkatërrohet një mercenar dhe një tradhtar, sepse ata e kanë lënë atë të vetëm dhe të poshtëruar. Disa e kanë vendosur veten në shitje dhe në fund janë shitur, mirëpo megjithëkëtë misioni të cilin e kishin kërkuar mbështetësit e tij nga ai, nuk u realizuar".
Bashar Asad shtoi: "Pas përmirësimit të situatës frontale, ne ndodhemi përball një rasti për të krijuar një ndryshim cilësor në mënyrën e qeverisjes lokale i cili mund të ushtrojë ndikim të madh dhe të gjithanshëm mbi jetën e qytetarëve".
Në vazhdim të fjalës së tij, presidenti i Sirisë deklaroi: "Organizimi i zgjedhjeve lokale në afatin e caktuar paraprakisht, tregon vullnetin dhe forcën e popullit dhe të qeverisë së Sirisë. Siria në tetë vitet e kaluara dhe në kohën e përfshirjes së këtij vendi nga kriza, ka organizuar dy herë zgjedhje lokale në 14 provinca të këtij vendi duke përfshirë edhe rajonet e pushtuara. Organizimi i zgjedhjeve lokale tregon dështimin e armiqve që bënin përpjekje për ta shndërruar Sirinë në një vend të dështuar dhe të falimentuar i cili nuk do të mund të administrojë çështjet e veta ditore. Organet dhe njësitet lokale sot janë forcuar deri në atë masë sa që pa qenë të varura nga qeveria qendrore, mund të kryejnë detyrat dhe përgjegjësit e veta. Fillimi i zbatimit të planeve vendore në kuadër të zhvillimit të vendit përkrah planeve strategjike të vendit, do të vazhdojë dhe në këtë kuadër do të investohet mbi burimet ekonomike dhe njerëzore",- tha ndër të tjera Bashar Asad, presidenti i Sirisë.