Tradhtarët arabë ia shitën Kudsin Netanjahut...
Komentatori politik arab, Abdel Bari Atwan kritikoi pozicionin e regjimeve regresive arabe të cilët, për të fshehur dobësinë, tradhtinë dhe disfatizmin e tyre përballë pushtimit izraelit të territoreve arabe, shkuan në Varshavë duke folur për të ashtuquajturin dominim iranian të katër kryeqyteteve arabe, për ti ofruar qytetin e Kudsit Netanjahut në një pjatë argjendi.
Redaktori i gazetës Rai al-Youm, Abdel Bari Atwan, shkroi; "A nuk kanë turp udhëheqësit e regjimeve disfatiste në botën arabe, mediat e tyre dhe komentatorët e tyre, kur flasin për dominimin iranian të katër kryeqyteteve arabe duke iu referuar Bagdadit, Damaskut, Sana'as dhe Bejrutit? Duke falsifikuar projektin rajonal të Iranit, këta udhëheqës arabë pa pushim i përsërisin këto akuza anti-iraniane, duke mos e ditur që në mendjet e kombeve të tyre ata po dënojnë veten e tyre, në vend që të dënojnë iranianët. Edhe nëse imagjinojmë se Irani me të vërtetë kontrollon disa vende arabe, kjo do të ishte rezultat i korrupsionit në një botë arabe të cilës i mungon shumë një projekt real rajonal dhe që shpenzon qindra miliarda dollarë për të blerë armë që përdoren vetëm kundër popujve arabë. " Sipas autorit, regjimet që e konsiderojnë Iranin dhe jo Izraelin si kërcënimin më të madh për botën arabe, janë "ata që bashkëpunojnë me projektin destruktiv të SHBA kundër Irakut , Jemenit, Sirisë dhe Libisë ". Atwan krahason praktikën e regjimeve totalitare arabe me pozitën e Republikës Islamike të Iranit dhe shkruan: "Ndërsa udhëheqësit sauditë dhe aleatët e tyre i nënshtrohen Shteteve të Bashkuara dhe punojnë për të asgjësuar rezistencën palestineze nën pretekstin e planit të propozuar të paqes të Uashingtonit, Irani ofron mbështetje për të gjithë luftëtarët e Rezistencës në botën arabe, qoftë në Liban, Irak, Jemen, Siri ose Palestinë. " Atwan pastaj vuri në dukje dështimin e konferencës anti-iraniane në Varshavë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre arabo-izraelitë: "Kjo konferencë, e bojkotuar nga Bashkimi Evropian, Rusia, Kina, India dhe shumë vende të tjera, përfundoi duke dhënë një deklaratë të parëndësishme dhe ministrat e jashtëm arabë që morën pjesë në të, u duhej të largoheshin nga gazetarët për të fshehur turpin e tyre. " Sipas redaktorit të Rai al-Youm, udhëheqësit arabë që ankohen për të ashtuquajturin dominimin iranian në botën arabe, përulen paturpësisht përpara Kryeministrit të regjimit izraelit, Beniamin Netanjahu që ai ti mbrojë kundër "kërcënimit iranian". Abdel Bari Atwan shkroi: "Në Varshavë, këta liderë arabë e shitën qytetin e Kudsit dhe Xhaminë Al-Aksa ashtu si Muhamedi XII i Granadës, i cili i shiti mbretërinë e tij Ferdinandit të Aragonit në vitin 1492. Por nëse Mohammedi XII i ofroi Granadën Ferdinandit duke qarë, sunduesit arabë i dhanë Kudsin Netanjahut në një përzierje gëzimi dhe poshtërimi. "