Ansarullah: Jemi gati të rikthejmë trupat në Hudejda
Shkurt 19, 2019 05:35 Europe/Tirane
Zëdhënësi i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen, tha se ushtria dhe komitetet popullore janë të gatshme të rikthehen në provincën Hudejda në bazë të akordit të arritur.
Muhamed Abdul’selam tha se planit të akorduar, lëvizja Ansarullah është gati të rivendosë trupat e saj në portin Hudejda dhe në të njëjtën kohë akuzoi agresorët se po pengojnë realizimin e këtij plani. Vlen të theksohet se më herët në një akord të arritur mes lëvizjes Ansarullah dhe qeverisë së dorëhequr të Jemenit, është rënë dakord për monitorimin e trupave në portin Hudejda, që është porti më i rëndësishëm i Jemenit për dërgimin e mallrave të nevojshme për popullin.
Tags