Rikthehen mbi 311 mijë refugjatë sirianë nga Turqia
(last modified Tue, 19 Feb 2019 14:59:04 GMT )
Shkurt 19, 2019 15:59 Europe/Tirane
  • Rikthehen mbi 311 mijë refugjatë sirianë nga Turqia

Ministri i brendshëm i Turqisë ka deklaruar se mbi 311 mijë refugjatë sirianë që ishin strehuar në Turqi, janë kthyer në Turqi.

Agjencia  e lajmeve IRNA njoftoi se Sulejman Suvejlu deklaroi se pas vendosjes së qetësisë dhe stabilitetit në Siri gjatë dy viteve të kaluara, 311.968 refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre.

Ministri i brendshëm i Turqisë vuri në dukje faktin se vendi i tij kishte strehuar rreth 4.5 milionë refugjatë të huaj, shtoi rreth 3.6 milionë refugjatë të huaj në këtë vend janë nën mbështetje të organizatave ndërkombëtare.

UNHCR më parë ka deklaruar se që nga fillimi i krizës në Siri e deri më tani numri i refugjatëve sirianë që janë strehuar në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt është më shumë se 5 milionë persona.

Tags