OKB: 10 milion jemenas rrezikojnë mungesën e ushqimit
Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare në një takim të KS të OKB ka paralajmëruar për një katastrofë njerëzore në Jemen dhe deklaroi se 10 milion jemenas përballen me rrezikun e mungesës totale të ushqimeve.
Mark Lowcock, gjithashtu vuri në dukje se për momentin 20 milion jemenas kanë nevojë për ushqime. Sipas tij çmimi i ushqimeve në Jemen për shkak të uljes së vlerës së monedhës vendase kundrejt dollarit, është shtuar tejmase. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.