Evropianët refuzojnë kërkesën e Amerikës për të qëndruar në Siri
Gazeta Uashington Post duke cituar një prej funksionarëve amerikanë thotë: Aleatët më të afërt të Amerikës d.m.th. Evropa kanë refuzuar kërkesën e Donald Trump për qëndrimin në Siri pas tërheqjes së forcave amerikane.
Franca dhe Anglia së bashku me Amerikën janë të vetmit vende që janë angazhuar në aleancën ndërkombëtare kundër ISIS të cilët kanë edhe forca tokësore në Siri. Amerika, Franca dhe Anglia janë të angazhuar në trajnimin dhe pajisjen me armatime dhe informacione forcat demokratike të Sirisë. Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Anglisë ditën e martë ka thënë se nuk ekziston mundësia që forcat amerikane në Siri të zëvendësohen nga forcat angleze. Ndërkohë shumë autoriteteve ushtarake dhe ligjvënës në Amerikë i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të tërheqë vendimin e tij për të tërhequr trupat nga Siria. në rast të tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, ekziston shqetësimi që Turqia të sulmojë forcat demokratike të Sirisë.P