OKB kritikon veprimet e Izraelit
Përfaqësuesi i OKB për çështjen e paqes në Lindjen e Mesme ka kritikuar veprimet e njëanshme të sionistëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nikolas Mladinov, përfaqësuesi i OKB për çështjen e paqes në Lindjen e Mesme, ditën e mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB të mbajtur me temë “Palestina”, vlerësoi se perspektiva për një paqe të qëndrueshme në rajon është shumë e dobët dhe tha: “Veprimet e izraelitëve po shkaktojë dëme shumë të rënda për palestinezët dhe po dobësojnë në mënyrë të dukshme themelet e paqes”.
Përfaqësuesi i OKB për paqe në Lindjen e Mesme në këtë mbledhje deklaroi se për fat të keq veprimet e njëanshme, vazhdimi i dhunës dhe presionet po shkaktojnë dëme shumë të rënda mbi popullin palestinez.
Mladinov duke kritikuar vendimin e njëanshëm të Izraelit për uzurpimin dhe konfiskimin e pasurive dhe pronave të palestinezëve, theksoi: “Këto veprime rrezikojnë në masë serioze stabilitetin financiar të autoriteteve të Palestinës dhe në fund prishin sigurinë e të dy palëve”.