Forcat e regjimit sionist arrestojnë me dhjetëra palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten në orët e para të mëngjesit kanë kryer sulme dhe kanë bastisur shtëpitë e qytetarëve palestineze në Kodsin e pushtuar dhe kanë arrestuar të paktën 37 palestinezë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se forcat e regjimit sionist të mërkurën gjithashtu kanë kryer sulme dhe bastisje ndaj shtëpive palestineze në qytetet Khalil, Nablos, Bejt Lahm, Kalilija, Kods, Tulkerem dhe Ramallah dhe kanë arrestuar 22 palestinezë me pretekstin se kanë kryer veprimtari në kuadër të rezistencës kundër forcave ushtarake të regjimit sionist.
Sionistët për të arritur qëllimet e tyre në kuadër të politikave pushtuese në territoret e pushtuara palestineze, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë me pretekste të pavërteta qytetarët palestinezë.