Avionët sauditë sulmojnë një shkollë në perëndim të Jemenit
Avionët sauditë kanë bombarduar shkollën Al Sude në provicnën Haxhe në perëndim të Jemenit. Avionët luftarakë të sauditë kanë bombarduar edhe zona të tjera civile në provincën Haxhe të Jemenit.
Agresorët sauditë po ashtu kanë sulmuar me raketa disa fshatra në qytetin kufitar Raza në provincën Sade në veri të Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.