Pakistani dhe Irani ndërtojnë rrethojë 950 kilometra në kufi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86041-pakistani_dhe_irani_ndërtojnë_rrethojë_950_kilometra_në_kufi
Me vendimin e qeverisë së Pakistanit, do të ndërtohet 950 kilometra rrethojë në kufirin e përbashkët mes Pakistanit dhe Iranit mes dy provincave Baluçistan të Pakistanit dhe Sistan e Baluçistan të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2019 07:59 Europe/Tirane
  • Pakistani dhe Irani ndërtojnë rrethojë 950 kilometra në kufi

Me vendimin e qeverisë së Pakistanit, do të ndërtohet 950 kilometra rrethojë në kufirin e përbashkët mes Pakistanit dhe Iranit mes dy provincave Baluçistan të Pakistanit dhe Sistan e Baluçistan të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, me qëllim të uljes së tensioneve kufitare mes të dy vendeve, ka paraqitur programin për ndërtimin e rrethojës kufitare mes të dy vendeve.

Pas sulmit të fundit terrorist në provincën e Sistan dhe Baluçistan, Teherani ka kërkuar nga Islamabadi që të forcojë sigurinë dhe mbikëqyrjen më të madhe mbi zonat kufitare.