Pakistani dhe Irani ndërtojnë rrethojë 950 kilometra në kufi
Shkurt 26, 2019 07:59 Europe/Tirane
Me vendimin e qeverisë së Pakistanit, do të ndërtohet 950 kilometra rrethojë në kufirin e përbashkët mes Pakistanit dhe Iranit mes dy provincave Baluçistan të Pakistanit dhe Sistan e Baluçistan të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, me qëllim të uljes së tensioneve kufitare mes të dy vendeve, ka paraqitur programin për ndërtimin e rrethojës kufitare mes të dy vendeve.
Pas sulmit të fundit terrorist në provincën e Sistan dhe Baluçistan, Teherani ka kërkuar nga Islamabadi që të forcojë sigurinë dhe mbikëqyrjen më të madhe mbi zonat kufitare.
Tags