Ushtria e regjimit sionist sulmon Rripin e Gazës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar pjesën lindore të qytezës Bejt Hanun në veri të Rripit të Gazës.
Qendra palestineze për informim njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdim të shkeljes së marrëveshjes për armëpushim të nënshkruar mes Rezistencës së Palestinës dhe regjimit sionist në vitin 2014, të martën edhe njëherë kanë hapur zjarr kundër bujqve palestinezë në afërsi të bazës Sufa në lindje të qytezës Al-Fakhari në Rripin e Gazës.
Forcat ushtarake izraelite edhe natën e kaluar dhe në mëngjesin e ditës së sotme kanë sulmuar shtëpitë e palestinezëve në rajonet Nablos, Bejt Lahm, Al-Khalil, Tubas, Kalkilija dhe Kods në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës ku të paktën kanë arrestuar 24 palestinezë.
Gjatë këtyre sulmeve janë zhvilluar përleshje mes palestinezëve dhe forcave të ushtrisë së regjimit Kods dhe forcat ushtarake të regjimit sionist kanë plagosur disa palestinezë.