Delegacioni i lartë i Amerikës viziton Turqinë
Në takimin që do të mbahet në Ankara, do të vlerësohen planet e SHBA-ve për tërheqjen e trupave të saj nga rajoni i Munbixhit në perëndim të territoreve në lindje të Eufratit
Grupi i punës i themeluar mes Turqisë dhe SHBA-ve për të koordinuar procesin e tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, do të zhvillojë mbledhjen e tij të dytë në Ankara më 28 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet turke, në Ankara më 28 shkurt-1 mars do të mblidhet grupi i përbashkët i punës i cili mbledhjen e parë e zhvilloi në SHBA më 6 shkurt dhe të cilin ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu e njoftoi pas vizitës së tij në SHBA në fillim të muajit.
Grupi i punës u krijua në muajin shkurt të vitit 2018 mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe operon si nën-njësi e grupit të punës për Sirinë.
Në takimin që do të mbahet në Ankara, do të vlerësohen planet e SHBA-ve për tërheqjen e trupave të saj nga rajoni i Munbixhit në perëndim të territoreve në lindje të Eufratit.
SHBA-të aktualisht kanë më shumë se 2.000 trupa në Siri. Pentagoni rreth procesit të tërheqjes një ditë më parë njoftoi se do të lë disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e forcave ndërkombëtare në verilindje dhe në jug të Sirisë, si dhe kishte pretenduar se në "zonën e sigurisë" nuk do të hynin elementet e Turqisë dhe Forcave Demokratike të Sirisë (FDS).
Ndërsa në lidhje me çështjen e kalendarit të tërheqjes komandanti i Forcave Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM) gjenerali Joseph Votel në një deklaratë më 11 shkurt, ka thënë se tërheqja do të fillonte brenda disa javësh si dhe kishte dhënë sinjalin se hapat e para të procesit do të hidheshin jo më vonë se mesi i muajit mars.