Me dhjetëra gra dhe fëmijë të ISIS në burgjet e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86128-me_dhjetëra_gra_dhe_fëmijë_të_isis_në_burgjet_e_irakut
Komisariati i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Irak ka deklaruar se mbi 1500 gra dhe fëmijë pjesëtarë të huaj të grupit terrorist ISIS ndodhen në burgjet e këtij vendi.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2019 10:34 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra gra dhe fëmijë të ISIS në burgjet e Irakut

Komisariati i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Irak ka deklaruar se mbi 1500 gra dhe fëmijë pjesëtarë të huaj të grupit terrorist ISIS ndodhen në burgjet e këtij vendi.  

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ali Al-Bejati, anëtar i Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Irak, duke vë në dukje praninë e tre grave dhe dy fëmijëve francezë në mesin e terroristëve të ISIS në burgjet e Irakut, tha: “Një grua dhe tre fëmijë gjermanë, tre gra dhe tre fëmijë nga Amerika Latine gjithashtu janë arrestuar dhe tani ndodhen të burgosur në Irak”.

Al-Bejati duke theksuar nevojën për pranimin e pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në vendet të cilave u përkasin ata, tha: “Këto vende janë përgjegjëse për prirjet e tyre drejt ideve ekstremiste dhe takfiriste”.

Al-Bejati gjithashtu vuri në dukje mungesën e infrastrukturës dhe kushteve financiare në Iran për vazhdimin e mbajtjes në burg të grave dhe fëmijëve të grupit terrorist ISIS, ndërsa shtoi: “Ekziston mundësia vetëm për gjykimin e atyre krimi i të cilëve është vërtetuar”.