Forcat sioniste vazhdojnë sulmet e tyre në Bregun Perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar disa rajone palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar të paktën 9 persona.
Burimet palestineze kanë thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e diele kanë arrestuar Muhjidin Ahmed Al-Amur, ish-të burgosurin palestinez në shtëpinë e tij në qytezën Taku'a në juglindje të Bejt Lahmit.
Sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist i cili është kryer duke përdorur gaz lotsjellës kundër banorëve të fshatit Kefer Malek në verilindje të Ramallah, ka rezultuar në një përleshje mes forcave sioniste dhe qytetarëve palestinezë.
Të rinjtë palestinezë gjithashtu janë përleshur me forcat ushtarake të regjimit sionist edhe në qytezën Al-Rram në veri të Kodsit të pushtuar.