Turqia paralajmëron Izraelin mbi përpjekjet për ndryshimin e demografisë së Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86202-turqia_paralajmëron_izraelin_mbi_përpjekjet_për_ndryshimin_e_demografisë_së_kodsit
Ministri i jashtëm i Turqisë ka paralajmëruar regjimin pushtues të Kodsit, mbi pasojat e çdo përpjekjeje për të ndryshuar demografinë e qytetit Bejtul Mukades.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron Izraelin mbi përpjekjet për ndryshimin e demografisë së Kodsit

Ministri i jashtëm i Turqisë ka paralajmëruar regjimin pushtues të Kodsit, mbi pasojat e çdo përpjekjeje për të ndryshuar demografinë e qytetit Bejtul Mukades.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Riad Maleki ministër i jashtëm i AAP, shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavushoglu ka thënë: Formimi i një vendi të pavarur në kufijtë e territoreve të pushtuara të vitit 1967 me kryeqytet Kodsin e Shenjtë më nuk është një opsion për Palestinën por një domosdoshmëri e cila duhet realizuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se një ndër prioritetet e tyre është ruajtja e statusit të Kudsit. Çavuşoğlu mori pjesë në Takimin Konsultativ të Ambasadorëve Palestinezë në Vendet Evropiane. Ai theksoi se Palestina është duke kaluar sprova të vështira. "Turqia gjithmonë qëndron në plan të parë në mbrojtjen e kauzës palestineze në arenën ndërkombëtare", tha Çavuşoğlu.  "Ruajtja e statusit historik dhe ligjor i Kudsit, është një ndër prioritetet e politikës sonë të jashtme. Kjo është një kauzë e shenjtë për ne. Jemi duke dhënë çdo përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar në padrejtësinë në Kuds", theksoi kryediplomati turk.  Çavuşoğlu tha se me shqetësim janë duke ndjekur përpjekjet e Izraelit në lidhje me bërjen e "faktit të kryer" në Kuds. "Nuk është e mundur të ndryshohet statusi i Kudsit me akte të njëanshme, nuk do ta lejojmë kurrë këtë", tha ai.  Ai duke folur edhe rreth ndihmave të Turqisë për popullin palestinez, tha se do të vazhdojnë të mobilizohen me të gjitha mundësitë dhe institucionet për Palestinën.  Kryediplomati turk tha se ndihmat e Turqisë ndaj Palestinës që nga viti 2005 kanë tejkaluar shifrën 460 milionë dollarë.  Ai duke rikujtuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën për Jordaninë në Londër para dy ditëve, tha se është e rëndësishme për Turqinë, ndërsa thelbësore për Palestinën që Jordania të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme.  Ndërkohë një prej organizatave sioniste ka njoftuar uljen e numrit të sionistëve pushtues në pjesën lindore të Kodsit. Pendra politike e Jerusalemit ka shprehur shqetësimin nga ulja e numrit të sionistëve nga Kodsi lindor. Në vitin 1990 numri I sionistëve që gjendeshin në Lindje të Kodsit ka qenë 49% ndërsa sot ka arritur në 39% të banorëve. Kjo qendër ka pohuar se 61% e banorëve në Kodsin lindor e përbëjnë palestinezët dhe shton se me gjithë numrin e madh të palestinezëve, 1/3 e banesave posedohen nga sionistët. Kjo qendër, vendimin e presidentit Donald Trump e ka quajtur një mundësi të mirë për ndryshimin e demografisë në Kodsin Lindor. Megjithatë një prej funksionarëve palestinezë ka thënë se regjimi sionist po bën përpjekje për të ndryshuar strukturën demografike të Bejtul Mukadesit. Ministri për çështjet e Bejtul Mukadesit në qeverinë palestineze ka thënë se funksionarët e regjimit sionist po bëjnë përpjekje që të dëbojnë palestinezët nga lindja e Bejtul Mukadesit me qëllim që të ndryshojë strukturën demografike të këtij qyteti. Pjesa më e madhe e lindjes së Bejtul Mukadesit banohet nga palestinezët. Palestinezët në asnjë mënyrë nuk do të mbyllin sytë ndaj Bejtul Mukadesit dhe të tilla politika të regjimit sionist vetëm sa do të shtojnë tensionet, ka thënë ministri palestinez për çështjet e Bejtul Mukadesit.