Vetë dorëzohen disa terroristë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86221-vetë_dorëzohen_disa_terroristë_në_siri
Me vazhdimin e përleshjeve mes forcave demokratike kurde të Sirisë dhe grupit terrorist ISIS në rajonin Baguz në lindje të Sirisë, 150 të grupit terrorist ISIS janë vetë dorëzuar ndërkohë që 500 persona të tjerë janë larguar nga ky rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2019 07:06 Europe/Tirane
  • Vetë dorëzohen disa terroristë në Siri

Me vazhdimin e përleshjeve mes forcave demokratike kurde të Sirisë dhe grupit terrorist ISIS në rajonin Baguz në lindje të Sirisë, 150 të grupit terrorist ISIS janë vetë dorëzuar ndërkohë që 500 persona të tjerë janë larguar nga ky rajon.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today sipas të cilës 25 kamionë me elementë të ISIS dhe familjet e tyre janë vetë dorëzuar tek forcat kurde dhe pritet që shumë shpejt edhe pjesa tjetër e mbetur e grupit terrorist ISIS në rajonin Baguz të largohet nga ky rajon. Ndërkohë agjencia informative Akhbar ka njoftuar se rreth 15 mijë pjesëtarë të ISIS janë në pritje të transferimit të tyre nga Siria për në Irak. Në lindje të Sirisë janë bllokuar 200 familje siriane. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.