Ansarullah: Përfaqësuesi i OKB-së nuk është neutral
Zëdhënësi i Ansarullahut të Jemenit kritikoi rolin e përfaqësuesit të OKB-së në Jemen.
Mohamed Abdul Salam, duke thënë se Martin Griffiths, Përfaqësuesi i OKB-së në Jemen nuk është i paanshëm në realizimin e marrëveshjes së Stokholmit, ka shtuar: Griffiths, si përfaqësuesi i qeverisë britanike, merret me çështjen e Jemenit. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, në përgjigje të komenteve të ministrit të jashtëm britanik Jeremy Hunt mbi marrëveshjen e Stokholmit mbi Hudejdën dhe tërheqjen e forcave të Ansarullahut nga porti, tha: Deklaratat e sekretarit të jashtëm britanik nuk janë të çuditshme, sepse vendi i tij ka qëndruar pranë pushtuesve në Jemen dhe e kanë pranuar këtë qëndrim në mënyrë të përsëritur. Jeremy Hunt, ministri i jashtëm i Anglisë, të dielën nga Arabia Saudite ka shkuar në qytetin Aden të Jemenit dhe gjatë deklaratave provokuese për dështimin e procesit të paqes në qytetin Hudejda pa përmendur farë veprimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në shkeljen e marrëveshjes së Stokholmit dhe vazhdimin e bombardimit të Jemenit, ka thënë: "Procesi i paqes në Jemen, mund të dështojë!".