Rihapen rrugët e komunikimit ndërmjet Gutes Lindore dhe Damaskut
Qeveria siriane njoftoi rihapjen e rrugëve midis Gutes lindore dhe Damaskut në përvjetorin e parë të çlirimit të zonës nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Gasan Rafi, kryebashkiaku i Xharamana, në periferi të Damaskut, tha se me një siguri relative në Siri, rreth 90 për qind e barrierave që u krijuan për arsye sigurie janë çmontuar. Gute lindore është një zonë strategjike pranë Damaskut, kryeqytetit të Sirisë. Komandanta e ushtrisë siriane në mars 2018 njoftoi çlirimin e të gjitha qyteteve dhe fshatrave të Gutes nga okupimi i terroristëve. Nga ana tjetër, ushtria e Sirisë ka sulmuar me raketa bastionin e terroristëve të grupit takfirist "Fronti Nusra në jug të Idlibit. Ushtria e Sirisë gjatë sulmeve të saj kundër terroristëve të Frontit Nusra ka shkatërruar edhe pajisjet e tyre luftarake në rrethinën e rajonit Al-Tah dhe Khan Shejkhun në pjesën jugore të Idlibit.