Hamas: Marrëveshja e shekullit është e dënuar të dështojë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86258-hamas_marrëveshja_e_shekullit_është_e_dënuar_të_dështojë
Një anëtar i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dënoi të martën krijimin e koalicionit sionist-arab kundër Iranit dhe këmbënguli se marrëveshja amerikane "marrëveshja e shekullit" është e dënuar me dështim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 06, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Hamas: Marrëveshja e shekullit është e dënuar të dështojë

Një anëtar i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dënoi të martën krijimin e koalicionit sionist-arab kundër Iranit dhe këmbënguli se marrëveshja amerikane "marrëveshja e shekullit" është e dënuar me dështim.

Musa Abu Murzuk në Twitter shkroi: "Amerika nuk do të jetë në gjendje të krijojë një koalicion midis regjimit sionist dhe disa vendeve arabe për t'u ballafaquar me Iranin dhe për të krijuar një zgjidhje për çështjen palestineze", tha ai. Abu Marzuk theksoi se "marrëveshja e shekullit" do të dështojë për shkak të kundërshtimit të vendosur të palestinezëve dhe mungesës së konsensusit mes vendeve arabe për qëllimet e saj dhe dështimi i Samitit të Varshavës është një tregues i qartë për këtë çështje. Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Islamike të Rezistencës theksoi se çështja e Palestinës do të vazhdojë të jetë çështja kryesore e vendeve islamike dhe arabe. Lëvizja e rezistencës Hamas thotë se nuk do të pajtohet me krijimin e një shteti palestinez në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se e ashtuquajtura "marrëveshje e shekullit" e Presidentit të SHBA, Donald Trump synon krijimin e një shteti palestinez vetëm në enklavën e varfër bregdetare.