7 persona të vrarë gjatë një sulmi të armatosur në Kajro
Si pasojë e një sulmi të armatosur në periferi të kryeqytetit të Egjiptit, është plagosur një oficer policie dhe janë vrarë shtatë persona të armatosur.
Kanali televiziv i Egjiptit në një lajm të shpejtë duke cituar Ministrinë e Brendshme të këtij vendi, ka njoftuar se ky sulm i armatosur është kryer sot (të enjten) në mëngjes në rrugën ndërlidhëse në jug të Kajros.
Ministria e Brendshme e Egjiptit ka bërë të ditur sa gjatë këtij sulmi është plagosur një oficer i policisë, por një burim i sigurisë i cili mbeti anonim ka zbuluar se një përleshje e armatosur ishte zhvilluar mes forcave qeveritare dhe personave të armatosur.
Autoritetet e Egjiptit në shkurt të vitit 2018, me urdhër të Abdulfetah Al-Sisi, presidentit të Egjiptit, kanë filluar operacione të gjera për t’u përballur me grupet e armatosur sidomos për të dëbuar terroristët e grupit takfirist ISIS nga rajon Sina.
Sipas statistikave jo zyrtare, deri më tani janë vrarë 550 terroristë të ISIS dhe persona të grupeve të armatosura si dhe 40 ushtarakë egjiptianë gjatë këtyre operacioneve.