Bahrejn: Vazhdon arrestimi i të rinjve nga regjimi Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86312-bahrejn_vazhdon_arrestimi_i_të_rinjve_nga_regjimi_al_khalifa
Forcat e sigurisë Al Khalifa në Bahrejn, kanë arrestuar një djalë 14 vjeçar dhe e kanë dërguar në burg.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 08, 2019 08:57 Europe/Tirane
  • Bahrejn: Vazhdon arrestimi i të rinjve nga regjimi Al Khalifa

Forcat e sigurisë Al Khalifa në Bahrejn, kanë arrestuar një djalë 14 vjeçar dhe e kanë dërguar në burg.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Perla sipas të cilës forcat e regjimit al Khalifa kanë arrestuar këtë të ri duke e akuzuar atë për tubime përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem, lider i lëvizjes islamike të Bahrejnit. Më 27 shkurt regjimi al Khalifa i Bahrejnit ka dënuar me dhjetëra qytetarë bahrejnas me nga 10 vjet heqje lirie për shkak të mbështetjes së sheik Isa Kasem. Forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn kanë shtypur me forcë protestat që janë organizuar në jug të kryeqytetit Manama. Protestuesit bahrejnas në shenjë proteste ndaj dhunës që ushtron regjimi Al Khalifa me pankarta në duar kanë ftuar popullin të ngrihet për të rrëzuar regjimin al-Khalifa. Ndaj protestuesve forcat e regjimit al-Khalifa të Bahrejnit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba realë. Bahrejni përballet me protesta popullore për demokraci dhe përcaktimin e shtetit me votën e popullit që prej 14 shkurtit 2011. Këtyre protestave regjimi al-Khalifa u është përgjigjur me forcë dhe dhunë pasi ka marrë ndihmën e forcave të Arabisë Saudite.