Ministri i jashtëm irakian thekson zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86389-ministri_i_jashtëm_irakian_thekson_zgjerimin_e_marrëdhënieve_bilaterale_me_iranin
Ministri i jashtëm i Irakut e ka cilësuar të domosdoshme vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Irakut në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2019 04:51 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm irakian thekson zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Iranin

Ministri i jashtëm i Irakut e ka cilësuar të domosdoshme vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Irakut në fusha të ndryshme.


Muhamed Ali Hakim, në një konferencë të përbashkët shtypi me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit, foli lidhur me marrëveshjet dhe akordet që pritet të nënshkruhen mes Iranit dhe Irakut, diskutimin e marrëdhënieve dhe çështjeve dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare si situata në Siri. Ministri i jashtëm i Irakut përmendi rolin ndihmues të Iranit për Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe pasi falënderoi Iranin tha se përpjekjet e Iranit në këtë fushë janë krejtësisht të qarta. Muhamed Ali Hakim lidhur me vizitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak tha se kjo vizitë ka rëndësi historike dhe do të bëhet shkak për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë ka shkuar në Irak për të përgatitur rrethanat për vizitën e sotme të presidentit Hasan Ruhani në Bagdad. Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak kryhet me ftesë zyrtare të presidentit të Irakut. Ai është nisur sot në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik për në Irak.